Një burrë dënohet me tri vjet burg për sulm seksual ndaj të miturës

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, ka dënuar me tri vjet burgim të akuzuarin M.H për veprën penale “sulm seksual” ndaj një vajze të mitur.

Kështu thuhet në njoftimin për medie të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“I akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit M.H i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë.”

“E dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme