Një 91-vjeçar ka gjetur portofolin që e kishte humbur në vitin 1967, gjatë një udhëtimi në Antarktidë, ku ishte dërguar si meteorolog.
Paul Grisham, i cili sot jeton në Kaliforni, kishte harruar ngjarjen e 53 vjetëve më parë se kishte humbur portofolin gjatë një projekti 13-mujor në kontinentin më të ftohtë të planetit.
Por, pasi u gjet në gjendje të mirë në një zyrë të bazës McMurdo, portofoli që kishte brenda kartën e identitetit të Paul Grishamit dhe patentën, iu kthye pronarit.
Grisham theksoi për “The San Diego Union Tribune” që u habit shumë kur i kthye portofolin, sepse u përfshinë shumë njerëz në lokalizimin e tij. \ a2news