Një burrë i armatosur që hiqej si polic arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të mbahet të dielën funerali i Charlie Kirk.

Burri u arrestua në stadiumin State Farm, shtëpia e Arizona Cardinals, në Glendale të premten.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së, në bashkëpunim me forcat lokale të rendit në Glendale, Arizona, po heton një individ i cili u vu re duke shfaqur sjellje të dyshimtë në stadium”, tha zëdhënësi i agjencisë Anthony Guglielmi.

“Personi u kontaktua nga Shërbimi Sekret dhe deklaroi gjatë takimit se ishte anëtar i forcave të rendit dhe se ishte i armatosur. Individi nuk është anëtar i forcave të autorizuara të rendit që punojnë në këtë ngjarje dhe aktualisht është në paraburgim”, tha Guglielmi.

Identiteti i individit ende nuk është bërë i ditur por prania e tij e paautorizuar paraqiste rrezik, pasi në shërbimin përkujtimor të Kirk pritet të marrin pjesë më shumë se 100,000 njerëz, përfshirë personalitete VIP si Donald Trump dhe J.D. Vance.

Të ngjashme