Një burrë 57 vjeç është mbytur në Bunë të Shkodrës.
Sipas policisë “rreth orës 18:30 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lumin Buna në vendin e quajtur Zues është mbytur në lumë shtetasi S. P. 57 vjec banues në fshatin Shtoj Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër”.
Sipas asaj që kanë thënë familjarët në polici, ka dyshime se burri është vetëmbytur.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.