Një burrë vrau katër njerëz më pas edhe veten në Portugali

Prishtinë | 30 Pri 2023 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Një burrë qëlloi për vdekje tre persona dhe më pas kreu vetëvrasje të dielën në qytetin portugez Setubal, rreth 45 kilometra në jug të kryeqytetit, raporton CNN Portugal.

Komisionari i policisë Joao Freire tha për Reuters se “janë katër trupa, të cilët supozohet se ishin rezultat i të shtënave, por shkaqet dhe detajet nuk dihen ende”.

Agjencia e rasteve kriminale të policisë portugeze ishte në vendin e ngjarjes duke hetuar, tha Freire.

CNN Portugal tha se të shtënat ndodhën rreth orës 8 të mëngjesit në një lagje të varfër të Setubal të quajtur Bairro Azul dhe se personi i armatosur kreu vetëvrasje kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje.

Të ngjashme