Një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës viziton komunën e Bujanocit

Bujanoc | 21 Dhj 2016 | 15:20 | Nga Liridon Zejnullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), dhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova, të kryesuar nga kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, kanë qëndruar për një vizitë në Luginën e Preshevës.

Fillimisht, kryetari Gërxhaliu është pritur nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet bizneseve të dy vendeve.

Më pas, Gërxhaliu është takuar edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadezh.

Kreu i OEK-ut tha se bashkëpunimi ekonomik është vulë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkëpunimi ekonomik është i rëndësisë së veçantë me të gjitha shtetet fqinje në veçanti me Serbinë, kur këtu kemi një numër të madhe të shqiptarëve të përqendruar kryesisht në Luginën e Preshevës me të cilët kemi bashkëpunim të mirë ekonomik dhe biznesor”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndërsa, kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadezh theksoi se çdo kontakt dhe marrëveshje mes bizneseve, është një plus për ekonomitë e të dy vendeve dhe për rajonin në përgjithësi.

Gërxhaliu dhe Cadezh me kryetarin Kamberi kanë biseduar për zhvillimin ekonomik në Luginën e Preshevës, dhe mundësitë për investime në bizneset në Lugine për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe të biznesit.

Vizita e delegacionit të OEK-ut, që është e para në Luginën e Preshevës, po përcillet nga Ekonomie Online. Deklaratat me video do të publikohen pas pak në Vimeo.com/Ekonomia

Të ngjashme