Vetëm edhe një deputet i zgjedhur për legjislaturën e re, nga 120 sosh, nuk ka kryer ende procedurën e regjistrimin në Kuvend, dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive të 3 gushtit
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të martën edhe dy deputetë tjerë kanë kryer regjistrimin, ndonëse afati zyrtarë ka përfunduar të premten e javës së shkuar.
Deri me tash, sipas njoftimit këtë procedurë e kanë kryer 119 deputetë.
“Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, kanë kryer sot procesin e regjistrimit, duke arritur në numrin prej 119 deputetëve të regjistruar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Deputeti i mbetur do të regjistrohet nesër, përfundon njoftimi.
Derisa, sipas fotografive që zyra për media e Kuvendit ka bashkangjitur në njoftim, tregohet se regjistrimin të martën e ka kryer edhe deputeti i PAN-it Memli Krasniqi, dhe ai i VV-së, Albin Kurti.