Orët e nxehta të ditës mijëra vendas dhe të huaj kanë zgjedhur t’i kalojnë në plazhin e Shëngjinit duke shënuar një fluks të madh pushuesish.
Pushuesve kosovarë që e kanë kthyer Shëngjinin në instilacione iu janë bashkuar edhe pushues nga vende të ndryshme të Evropës nga qytete të tjera të vendit.
Infrastruktura, shërbimet, pastërtia dhe çmimet e arsyeshme janë arsyet e këtij fluksi pushuesish.
Shëngjini po kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara në vend. Kjo faktohet nga numri i lartë i pushuesve dhe vizitorëve. Të huajt janë ata që po tregojnë një interes gjithnjë në rritje për këtë bregdet, ndërsa synohet shtimi i shërbimeve me akses edhe në zonat e tjera turistike të Lezhës.