Ai vjen nga Finlanda, por prejardhjen e ka nga Kosova. I bekuar me magji të veçantë, Labinot Kabashi, 18 vjeç, është dhurata më e mirë për akademinë e Barcelonës për këtë vit.
I larguar nga fusha në muajin mars të vitit të shkuar, “biri i luftës” kthehet në fushë pasi kuroi lëndimin më i fortë se kurrë për të synuar një vit premtues.
Kabashi vlerësohet lart dhe po krahasohet me Andres Iniestan, gjë që duhet ta dëshmojë gjatë këtij viti dhe në vitet në vazhdim. Pas dhjetë muajve pauzë, ai së fundi ka nisur stërvitjet me ekipin U-19 të Barcelonës dhe është i vendosur për të shkëlqyer në fushë.am plotësisht i gatshëm për të luajtur dhe me padurim po pres të luaj, pasi tashmë i jam bashkuar ekipit në stërvitje”, ka thënë Kabashi që po stërvitet me ekipin e trajnerëve Denis Silva e Oscar Lopez.
Kabashi tek ekipi U-19 i Barcelonës do të jetë përforcim i madh pas startit të dobët në këtë edicion dhe katër humbjeve që i ka regjistruar deri më tash. Ai konsiderohet si shpirti i ekipit, duke pasur parasysh se është një luftëtar i vërtetë dhe nuk dorëzohet asnjëherë.
Kabashi luan me të dyja këmbët dhe pritet ta ndihmojë ekipin shumë. Për Kabashin ky është edicioni i nëntë te Barcelona, pasi akademisë së këtij klubi iu bashkua në edicionin 2010/11.