Një ditë pas dështimit të negociatave, Rama e nis ditën me një mesazh në “Facebook”

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 09:28 | Nga

Një ditë pas dështimit të negociatave për futjen e opozitës në zgjedhje, kryeministri Edi Rama e ka nisur të mërkurën me një mesazh për gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto të punonjësve të sistemit të energjisë elektrike, duke i cilësuar ata të fundit si “heronj të heshtur” që punojnë në kushte tejet të vështira për të furnizuar me energji qytetarët.

Postimi i plotë:

Mirmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit në detyrë të këtyre heronjve të heshtur që shërbejnë çdo ditë, në çdo orë dhe shumë më fort në kushte tejet të vështira, për të siguruar furnizimin me energji për qytetarët kudo ndodhen.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata punonjës në sistemin e energjisë që me aftësitë dhe ndershmërinë e tyre e kthyen reformën në energji në një histori suksesi, falë së cilës sot shqiptarët paguajnë më pak për faturat e tyre ndërsa sektori nga një barrë për taksapaguesit, tanimë kontribuon me të ardhura në buxhetin e përbashkët të shqiptarëve.

Shumë është bërë por edhe më shumë mbetet ende për tu bërë në rrugën e kthimit të energjisë në një burim mirëqenie për Shqiptarët. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam, me shtet, punë, mirëqenie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme