Një dush në çift zgjon erosin

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 14:06 | Nga

Dushi freskon dhe ka një efekt rinovimi për trupin, po kur ai kthehet në një takim dashurie, kënaqësia është e dyfishtë, sepse ai ndihmon për të krijuar intimitet. Zbuloni 9 ide për një dush seksi bashkë me të dashurin/dashurën tuaj.

1.Përgatit atmosferën

Ulni dritat dhe krijoni një mjedis relaksues. Atmosfera e duhur do të ndihmojë për të braktisur mendimet e ditës dhe të fusë në lojë erosin, duke favorizuar emocionet.

2.Lufton vapën

Vaji esencial i sherbelës ka dëshmuar se është një ilaç natyral i dobishëm për ata që vuajnë nga djersitja e tepërt. Nga ana tjetër, një pije e freskët me nenexhik dhe qitro është e aftë për një zgjim në humor të mirë.

3.Vajra aromatikë

Përgatitni një vaj aromatik për një masazh “të nxehtë”. Në një vaj vegjetal derdhni disa pika vaj esencial si vaji i kokosit, një vaj i shkëlqyer me aromë, si dhe vaj avokadoje me aromë shumë të lehtë.

4. Dritat

Dritat janë një përbërës thelbësor në një mbrëmje romantike. Mbusheni dhomën me qirinj dhe temjan, perfekt kundër mushkonjave. Nga ana tjetër, ndriçoni dhomën në mënyrë perfekte.

5. Në hotel

Flini një natë larg nga shtëpia. Kjo gjë ndez imagjinatën dhe i jep një kthesë rutinës. Sapo të keni mbërritur në hotel, tërhiqeni atë në dush, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u rifreskuar dhe për të ndezur pasionin.

6. Sapuni

Të lani njëri-tjetrin është seksi dhe kontribuon në intimitetin e çiftit. Zgjidhni një sapun me parfum të veçantë, përfshirës dhe sensual.

7. Sfungjer natyral

Zgjidhni një sfungjer natyral, do të jetë një përkëdhelje mrekullisht e këndshme për lëkurën.

8. Masazh i “nxehtë”

Përdorni një sfungjer për të masazhuar trupin e partnerit tuaj, nga koka deri te kyçi i këmbës. Shmangni nxitimin dhe dedikojuni çdo pike të trupit. Ajo do të jetë një mënyrë për të përkëdhelur veten dhe për të rifituar kontaktin me lëkurën.

9. Muzikë -Përgatitja e një “playlist”-e me këngët tuaja të preferuara do të jetë një gjë e këndshme për t’u dëgjuar përpara dhe gjatë “aksionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme