Një e lënduar nga aksidenti në Veternik

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Një grua është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Veternik).

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Veternik) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të nje automjeti transportues (kamion) dhe një veture”.

“ Si pasoj e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesja e veturës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për klankosova.tv.

Të ngjashme