Një vajzë e mitur ka lindur një foshnje, gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.
Në raportin e policisë, thuhet se ata janë informuar nga Spitali i Pejës për këtë rast.
Me vendim të prokurorit, një person është intervistuar lidhur me rastin.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 31.01.2022 – 08:30. Nga personeli i Spitalit të Pejës, është informuar se viktima femër kosovare e mitur, ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.