Një e vdekur dhe nëntë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri janë regjistruar nëntë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë janë shëruar gjashtë persona, raportojnë mediumet në Shqipëri.

Nga nëntë rastet e reja me COVID-19, pesë janë në Tiranë, 3 në Durrës dhe një në Shkodër. Po ashtu është raportuar se dje, shkaku i komplikimeve nga koronavirusi i ri, ka vdekur një 64-vjeçare. Ajo vuante nga limfoma e trurit. Ajo është viktima e 32-të me koronavirus në Shqipëri.

Në Shqipëri në total janë konfirmuar 998 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre rreth 80 % janë shëruar.

Të ngjashme