Pas hetimeve të zhvilluara, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se e ka dhunuar viktimën femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë si dhe ka bërë prezantim të rrem.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.