Një fëmijë bie nga kati i tretë i shtëpisë

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 12:02 | Nga

Një rast i rëndë ka ndodhur në Kaçanik.

Policia është njoftuar se një fëmijë, i gjinisë femërore, në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i tretë i një shtëpie të pabanuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Raportohet viktima moshë e mitur femër K/Shqiptare, në rrethana të pa njohura ka rënë nga kati i tretë i një shtëpie të pa banuar. Viktima është dërguar në QKUK-ë për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme