Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë i gjinisë mashkullore, i moshës rreth dyvjeçare është dërguar pa shenja jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit të dielën.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar drejtori i këtij spitali, Arsim Emini.

Ai tha se fëmija është sjellë nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës dhe se sipas mjekut kujdestar fëmija ka qenë pa shenja jete kur është dërguar në spital.

“Sipas mjekut kujdestar, afërsisht, më tepër se gjysmë ore më herët fëmija kishte vdekur para se me ardhë në spital. Nuk ka pasur të dhëna nëse ka qenë i diagnostikuar me ndonjë sëmundje. Trauma dhe dhunë fizike, sipas mjekut kujdestar, nuk ka pas”, ka thënë Emini.

Ai tha për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është nën hetime.

Të ngjashme