Një gabim i pilotëve të ”Air Canada” mund të shkaktonte katastrofën më të rëndë ajrore

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Pilotët e “Air Canada” gabimisht morën një pistë për t’u ulur në tokë, aty ku katër avionë linje po prisnin të ngriheshin nga aeroporti i San Franciskos, pikërisht në pistën ku për pak sa nuk u shënua një katastrofë e vërtetë, njoftuan të premten hetuesit.

Bruce Landsberg, zëvendëspresidenti i agjencisë federale amerikane përgjegjës për sigurinë e fluturimeve (NTSB) , në raportin përfundimtar të hetimit bëri të ditur se vetëm disa metra distancë penguan që ky të ishte pa dyshim aksidenti më i rëndë në historinë e aviacionit, përcjell ata.

Sipas këtij dokumenti, “Airbus A320” i “Air Canada” me 140 persona në bord mori autorizimin më 7 korrik 2017 pak para mesnatës për tu ulur në pistën 28-djathtas të aeroportit të San Franciskos. Për fat mirë që një kontrollues ajror riorientoi avionin e “Air Canada” duke shmangur edhe incidentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme