Parandalohet katastrofa më e madhe e aviacionit civil

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 14:32 | Nga

Një aeroplan i aviokompanisë “Air Canada”, për pak sa nuk ka aterruar mbi katër aeroplanë tjerë të përmasave të tij që ishin të parkuar në pistën e aeroportit, ndërsa ky moment rrëqethës është filmuar nga një audio incizim ku dëgjohet piloti duke komunikuar me kontrollorët e kullës.

Piloti dhe kontrollorët e kullës së aeroportit ndërkombëtar të San Franciscos, dëgjohen duke thënë se për pak sa aeroplani AC759 nuk u përplas me aeroplanët e parkuar në pistë derisa po tentonte të aterronte, transmeton Telegrafi.

Brenda aeroplanit që i shpëtoi përplasjes gjendeshin qindra pasagjerë të cilët i shpëtuan më të keqes, dhe katastrofës më të madhe të aksidenteve ajrore.

“E vërteta është se ajo çfarë ndodhi për pak sa nuk e shkaktoi katastrofën më të madhe në historinë e aviacionit”, ka deklaruar kapiteni i pensionuar Ross Aimer, njëherit ekspert i trafikut ajror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme