Një grua 107 vjeçare nga Irani, e cila ishte infektuar nga koronavirusi, e kishte mundur sëmundjen dhe ishte shëruar, raportoi agjencia e lajmeve Fars, agjenci gjysmë zyrtare e Iranit.
Gruaja, Saltanat Akbari, kishte shkuar në spitalin Khansari në qytetin Arak dhe ishte liruar nga ky spital pasi që kishte kaluar “një kohë” në izolim, raporton Reuters
“Ajo e mundi virusin me ndihmën e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë në spital”, tha Fars.
Irani është shteti më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme me totalin prej 133,521 rasteve të infektuara dhe 7,359 vdekje.