Një grua bie nga kati i tretë në Qendrën Tregtare në Prishtinë, policia jep detaje

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Është duke u raportua se një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë në një qendër tregtare në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë ekipi mjekësor si dhe policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqin ka konfirmuar se një grua ka rënë nga gati i tretë dhe momentalisht është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në grand store një grua ka rënë nga kati i tretë momentalisht është në QKUK, ende nuk dihet sesi ka ndodhur rasti, policia është duke hetuar rastin”, ka thënë Krasniqi shkruan Insajderi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme