Një grua është dhunuar seksualisht nga bashkëshorti i saj në Pejë. Polica njofton se personi është arrestuar, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarr dhe 27 fishekë.
“Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.