Një grua është sulmuar fizikisht nga e bija e saj në Podujeve. Ajo është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
“Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.