Një grua në Britani të Madhe ka vdekur si pasojë e motit të ligë që ka goditur ishullin. Trupi i pajetë i gruas u nxor mes ujërave të përmbytjeve.
Gruaja që vdiq, ishte rrëmbyer nga uji pas atyre që banorët e South Yorkshire i përshkruan si “reshje biblike“. Pamjet e marra nga ajri treguan skena shkatërrimi në Doncaster, ku banorët thanë se uji kishte mbërritur aq shpejt, sa nuk pothuajse nuk kishin pasur kohë të reagonin.
Kryeministri Boris Johnson ka mbërritur në Derbyshire-in që është goditur më rëndë nga përmbytja masive teksa pjesë të tëra të Britanisë u përballën me një kaos nga ashpërsia e motit.
Johnson mbërriti vetë në zonë për të parë nga afër situatën e nuk nguroi të merrte shtupën e t`i hynte pastrimit bashkë me të tjerët gjatë vizitës së tij në Matlock.
Disa drejtues mjetesh u bllokuan brenda makinave të tyre nga vërshimi i ujërave e një grup njerëzish u detyruan të flinin gjatë natës në një qendër tregtare.