Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori Alec Baldwin ka qëlluar me armë zjarri në xhirimet e filmit në New Mexico.
Policia në SHBA ka thënë se Baldwin e ka zbrazur gabimisht armën gjatë xhirimeve të serialit western të shekullit të 19-të.
Gruaja është dërguar në spital, por ka vdekur pasi nuk i bëri ballë plagëve të marra. Burri, që është producenti i filmit, është duke marrë trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Baldwin i ka thënë agjencionit të lajmeve AP se incidenti ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të armës.