Një grup i të rinjve, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. kanë vizituar selinë e LDK-së, ku janë pritur nga anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vlora Dumoshi.
“Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet, prioritetet dhe sfidat e këtyre të rinjve. Këta të rinj shprehën pakënaqësinë e tyre për keqqeverisjen e kryeqytetit dhe problemet e preokupimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga LDK-ja pas takimit
Dumoshi, e cila njihet si bashkëpunëtorja më e afërt e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se qeverisja në kryeqytet ka anashkaluar shumë aktivitete të ndryshme edukative-arsimore dhe kulturore të këtyre të rinjve.
Ajo theksoi se të rinjtë janë prioritet i LDK-së dhe në cilësinë e anëtares së Kryesisë së LDK-së iu premtoi mbështetje në aktivitetet e tyre.
“Vlora Dumoshi ka mbështetur të rinjtë vazhdimisht, prandaj edhe ky takim ishte shumë i rëndësishëm për të ngritur të gjitha çështjet me rëndësi për ta”, thuhet në njoftimin për medie.