Një person është arrestuar për kontrabandë me mallra në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan në Ranillug.
Sipas njoftimit, Policia ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë.
Policia ka arritur t’i ndalojë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Me këtë rast policia ka konfiskuar: Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total), Laptopë të përdorur gjithsej 51 copë, Rregullator për laptopë 98 copë, Tastatura për laptopë të përdorura 39 copë, pula të gjalla 53 copë, Neskafe 3/1, 1 pako me gjithsej 180 copë, sallame 14 copë me peshë prej 4.683 gramë, rafte metali 15 copë dhe 13 artikuj ushqimorë 248 copë.