Një i lënduar nga aksidenti në lagjen Aktash të Prishtinës

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas tij, me rastin po merret njësia e trafikut të kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme