Një i vdekur dhe 1 mijë e 853 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Një rast i vdekjes dhe 1 mijë e 853 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar që nga dje.

Për këto raste ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e pacientëve.

Njoftimi i plotë:

04 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.789.127 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 31.084.

Të ngjashme