Një person ka ndërruar jetë në një plagosje me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit. Të plagosur sipas policisë ishin gjithsej gjashtë persona.
Zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit”.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.