Një person ka vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërkohë, nga 1.871 testime të kryera, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 14 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 107.797 raste pozitive, 2.261 vdekje, 105.376 shërime dhe janë […]
Një i vdekur dhe 9 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Një person ka vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ndërkohë, nga 1.871 testime të kryera, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 14 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 107.797 raste pozitive, 2.261 vdekje, 105.376 shërime dhe janë kryer 679.255 teste.
Rastet aktive në vendin tonë janë 160.











