Një shofer traktori ka ndërruar jetë, një drejtues motoçiklete është lënduar rëndë, ndërsa nëntë persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta, në gjashtë nga gjithsej 14 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.
Në shtatë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë, katër shoferë të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 10 shoferë kanë qenë pa leje për vozitje, një fillestarë dhe dhjetë makina të paregjistruara.
Për parkim të parregullt janë gjobitur 57 shoferë, ndërsa me karrotrec janë larguar 65 makina.