Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident trafiku në Kaçanik

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 09:45 | Nga

Në fshatin Kaçanik i vjetër të Kaçanikut ka ndodhur një aksident trafiku me c’rast ka humbur jetën një person dhe një tjetër është lënduar.

Në raportin e policisë thuhet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjere viktima femër K-Shqiptare pësojnë lëndime trupore nga të cilat pasagjerja ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari dërgohet në emergjencën e Ferizajt. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme