Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me Coronavirus, në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 113 teste, prej të cilëve shtatë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: një rast është paraqitur në Shkup, në Tetovë katër raste, Prilep një dhe Kratovë një.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1 mijë e 518.

Gjithsej 47 pacient janë kuruar brenda 24 orëve.

Sipas qyteteve, janë shëruar 9 pacientë në Shkup, nëntë në Kumanovë, tetë në Prilep, 13 në Tetovë, një në Ohër, pesë në Gostivar, një në Kriva Pallankë dhe një në Koçani.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 992.

Brenda 24 orëve të fundit një rast tjetër me Covid-19 në vendin tonë ka përfunduar me fatalitet, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 85.

Të ngjashme