Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Një person ka vdekur dhe janë shënuar 158 raste pozitive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.
Në total numri i rasteve aktive është 3.396.