Një i vdekur nga aksidenti ndërmjet tri veturave në Rahovec

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton se dje në fshatin Mrasor të Rahovecit ka ndodhur një aksident trafiku ndëmjet tri veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy burra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e lëndimeve, policia njofton se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

“Si i dyshuar është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia në raport.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme