Një i vdekur nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe 20 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 744 testime të reja. Sipas qyteteve, 16 raste janë vërtetuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep.

Ndërkaq janë regjistruar 24 të shëruar brenda 24 orëve të fundit.

Personi që ka vdekur është një 63 vjeçar ishte shtrirë në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” më 6 maj.

Me statistikave e fundit, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 1.941 persona, prej të cilëve 1.411 janë shëruar kurse 113 kanë humbur betejën me koronavirusin.

Të ngjashme