Një i vdekur nga COVID-19 të dielën në Kosovë

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 918 raste pozitive me koronavirus kanë rezultuar brenda kësaj kohe, nga gjithsej 2.557 testime të kryera.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 1.401 persona të infektuar deri tani.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është ulur në 9.926.

Të ngjashme