Një i vdekur nga COVID-19 të martën në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 133 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë kësaj kohe.

Numri i rasteve të shërimit është shënuar më i lartë në krahasim me atë të të infektuarve. 156 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 298.688 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas të dhënave të MSH-së së Maqedonisë Veriore, numri i të vdekurve nga ky virus që nga fillimi i epidemisë deri tani ka arritur në 9263, ndërsa i të infektuarve në 308.752.

Të ngjashme