Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i fuqishëm me bomb tronditi një treg në Bagdadin lindor të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur 12 të tjerë, sipas ushtrisë së Irakut, njofton AP.

Një zyrtar i policisë ka thënë se shpërthimi në qytetin Sadr City, në lagjen Habibiya, ishte shkaktuar nga një makinë bombë.

Një deklaratë ushtarake ka thënë se një person u vra dhe 12 u plagosën, sipas një hetimi paraprak. Pesë vetura u dogjën, shtuan ata, pa thënë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimet në kryeqytetin irakian, veçanërisht në lagjen mbizotëruese shiite të qytetit Sadr City, dikur ishin dukuri e përditshme, por janë bërë më pak të shpeshta në vitet e fundit, veçanërisht pas humbjes së grupit të Shtetit Islamik në vitin 2017.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për bombardimin e së enjtes.

Zhvillimi vjen disa orë pasi një sulm me dron që shënjestroi trupat e koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara afër aeroportit Irbil dhe një baze ushtarake turke në Irakun verior.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme