KEDS njofton qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 10 Qershor 2019 (E Hëne), nga ora 11:00 deri me datën 17 Qershor 2019 (E Hëne) në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik 110/35kV, T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1.
KEDS-i, përmes një komunikate sqaron se në bazë të kërkesës së KOSTT dhe për shkak të punimeve të kësaj kompanie në rrjetin e Tensionit të Lartë, distrikti i Ferizajt, ku hyjnë Ferizaj me rrethinë, Kaçaniku dhe Shtimja do të kenë reduktime nga data 10 qershor deri me 17 qershor të cilat do të varen edhe nga kërkesa për energji elektrike.
“Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për rehabilitimin e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë, ndërsa transformatorët energjetik T2 (110/35 kV ) dhe T3 ( 110/10 kV ) do të jenë në operim. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion nga ora 09:00 deri në orën 14:00 si dhe nga ora 20:00 deri në orën 23:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.
Reduktimet në orët e apostrofuara mund të jenë edhe gjatë orëve tjera nëse kërkesa për energji elektrike është më e lartë, por mund të jetë edhe më e zbutur.
“Këto njoftime do të bëhen në vazhdimësi në web sajtin e KEDS-it, www.keds-energy.com. Ndalesat parashihet të jenë dyorëshe. Për detaje shihni njoftimin e KOSTT të bashkangjitur apo kontaktoni me këtë kompani. Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata.