Në fshati Osek Hylë të Gjakovës, ka ndodhur një aksident me fatalitet, me ç’rast ka humbur jetën një person.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti përderisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin- viktimën mashkull K-Shqiptar.
Viktima nga lëndimet e marra ndërron jete ne vendin e ngjarjes, vdekjen e te cilit e konstaton ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.