Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar një numër të qenve për të zbuluar coronavirusin e ri në mostrat e pështymës njerëzore me saktësi 94%.
Kështu së paku shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, qentë janë të kushtëzuar të ndjejnë “erën e coronavirusit” që vjen nga qelizat tek njerëzit e infektuar, tha Esther Schalke, një veteriner në shkollën e forcave të armatosura të Gjermanisë për qentë e shërbimit, përcjell Telegrafi.
Filou, një qen belg 3-vjeçar dhe Joe Cocker, një 1-vjeçar, janë dy prej qenve që po trajnohen në Universitetin e Mjekësisë Veterinare të Hanoverit.
“Ne bëmë një studim ku kishim qen duke nuhatur mostra nga pacientë pozitivë me COVID-19 dhe mund të themi se ata kanë një probabilitet prej 94% në studimin tonë … që ata t’i nuhatin ata”, tha Holger Volk, kreu i klinikës veterinare, shkruan weforum.org.
“Kështu që qentë mund të nuhasin me të vërtetë njerëz me infeksione dhe pa infeksione, si dhe pacientë asimptomatikë dhe simptomatikë të COVID-19”, shtoi ai.
Stephan Weil, kryeministri i Saksonisë së Ulët, shteti i të cilit Hanoveri është kryeqytet, tha se ishte i impresionuar me studimin dhe bëri thirrje për një provë fizibiliteti para se qentë të vihen në përdorim në ngjarje të përditshme, të tilla si tek njerëzit që marrin pjesë në koncerte.
“Tani kemi nevojë për teste në ngjarje të zgjedhura”, tha Weil.
Ndryshe, në Finlandë, qentë e stërvitur për të zbuluar coronavirusin e ri filluan nuhatjen e mostrave të pasagjerëve në aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës shtatorin e kaluar, në një projekt pilot së bashku me testimin më të zakonshëm në aeroport.