Prokuroria e Marsejës kërkoi sot 100 000 euro gjobë kundër kapitenit të një anieje për kroçera, nga të cilat 80 000 euro i janë vendosur kompanisë amerikane “Carnival”, gjatë një procesi për ndotje të ajrit që përbën një rast të parë gjyqësor.
Një gjigant i deteve, 300 metra i gjatë, që mund të presë deri në 3 000 pasagjerë, “Azura” u vu nën hetim më 29 mars gjatë një ndalese në Marsejë për përdorimin e një vaji shumë ndotës, duke tjekaluar normat e prodhimit të squfurit, përcjell Atsh.
“Grupi amerikan ‘Carnival’, që ka markën ‘P&O Cruises’, është përpjekur të kursejë para duke dëmtuar mushkëritë e të gjithëve, në një kontekst të ndotjes madhore të ajrit të shkaktuar pjesërisht nga tragetet”, deklaroi prokurori i Republikës Franck Lagier.