Dy persona u qëlluan me armë zjarri dje në qendër të kryeqytetit të Finlandës, në Helsinki. Mediat lokale atje po raportojnë se cak i sulmit ishte edhe një person tjetër, por ai i ka shpëtuar plumbit.
Dy të plagosurit po trajtohen në spital ndërsa siç raporton Gazeta Express sulmuesi është kosovar, rreth 32 vjeçar, me prejardhje nga Vushtrria.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dje, shkruajnë mediat në Finlandë.
“Dy persona u plagosën dhe janë ende në spital. Personi i tretë ishte pranë të plagosurve, por plumbi nuk e goditi atë”.
Deri më tani dihet se plagosjet erdhën për shkak të një mosmarrëveshjeje.