Një kosovare rrezikon të mbytet në Shëngjin, përfundon në spital në gjendje shëndetësore të rëndë

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një kosovare ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e kësaj të hëne në plazhin e Shëngjinit.

Ajo është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.

Burimet për Top Channel bëjnë me dije se pushuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë, pasi ka konsumuar shumë ujë.

Këtë sezon kanë qenë të shumta rastet ku pushuesit kanë rrezikuar mbytjen, ndërsa shumë të tjerë, fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen nga mbytja ose nga probleme me zemrën kur kanë rënë në kontakt me ujin.

Të ngjashme