Pothuajse si vjet në këtë kohë forcat ushtarake ukrainase edhe pse të pa përgatitura filluan një kundër-ofensivë ushtarake ndaj forcave ruse në Ukrainë, të nxitura nga Pentagoni dhe vëndet kryesore Eurpiane.
E filluan atë kundër-ofensivë me një zhurmë të madhe propaganduese që disa muaj përpara se ajo të fillonte realisht në terren. Ajo u propagandua si një ofensivë e cila do të bëntë ndryshimin e luftës bazuar vetëm mbi tanket dhe mjetet e blinduara perendimore.
Por që në realitet dështoi që në fillimet e sajë në mënyrë të turpshme dhe tepër të përgjakshme për ukrainasit. Dhe ajo që dështoi më së shumti ishin mjetet perendimore, qofshin ato tankiste apo të blinduara, si dhe disa sisteme raketore.
Tashti pothuajse në të njëjtën kohë po përsëritet po e njëjta propagandë për një kundër-ofensivë të re, e cila sipas po të njëjtave media dhe specialistë ushtarakë perendimorë, do të bëjë ndryshimin e madh, dhe do kthejë komplet drejtimin e luftës në Ukrainë.
Udhëheqësit e Ukrainës të nxitur edhe nga sponsorizuesit e tyre perendimorë dhe të mbështetur po nga të njëjtat media pothuajse diletante në çështjet ushtarake, po propagandojnë tashti se avionët F-16 do të hynë nga fundi i këtij muaji në veprim, dhe ata do të mbyllin qiellin mbi Ukrainë dhe do të shkatërrojnë jo vetëm aviacion rus, por edhe gjith ushtrinë “pushtuese” Ruse.
Para disa javësh presidenti i Ukrainës deklaronte se Ukrianës i kanë mbetur vetëm 10% asete ajrore nga gjithë sa ka pasur në fillim të kësaj lufte. Dhe në fillim të kësaj lufte Ukriana kishte 120 avionë në gjendje luftarake.
Kjo do të thotë se deri para disa javësh i kishin mbetur vetëm 12 copë.
Në një intervistë të dhënë në fillim të muajit maj nga Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mikola Olescuk, thoshte se “ për çdo avion ukrainas që arrin të ngrihet në ajër menjëherë në mënyrë simultane ai është nën kërcënimin e 9 avionëve rusë, që janë gjatë gjithë kohës në ajër. Ku distanca e goditjes së një Su-35 është 200km ndërsa distanca e goditjes së avionëve tanë nuk e kalon 50-60 km”.
Për këtë arsye Kievi ka kërkuar të marri rreth 160 avionë të tipit F-16, por që në realitet si fillim do mari jo më shumë se 12-25 copë.
Por këtu shtrohet pyetja : A është vlera reale e këtyre avionëve të dhuruar e aftë për të ndikuar në rrjedhën e luftës?
Sipas një prej qëndrave kryesore studimore të luftës në perëndim, Qëndra Studimore e Luftës në Hagë “ Futja e F-16 në luftim në Ukrainë do të forcojë kapacitetet e tyre por nuk do ti mundësojë forcave ajrore ukrainase të bllokojë hapësirën ajrore të tyre ndaj avionëve rus”.
Por le ta shofim më me detaje se pse kjo nuk do të ndodhi dhe në fund të shohim a do mund ta ktheje rrjedhën e luftës.
Si fillim le të shohim pak kapacitetet e F-16. (Për ata që janë më të ineteresuar rreth këtij mjeti në fund të këtij shkrimi do të gjeni disa referenca ku mund të lexoni më thellësisht)
F-16 është një nga avionët më të suksesshëm luftarakë në mbarë botën. F-16 është i vetmi aeroplan që është i disponueshëm pasi shumica e anëtarëve të vendeve të NATO-s kanë blerë sasi të konsiderueshme të tij duke nisur prej viteve 1980, dhe në total deri më sot janë prodhuar 4600 copë të tillë.
Në 10 vitet e fundit një pjesë e mirë e tyre kanë pësuar një përmirësim në aparatura avionike dhe aparatura dhe rrjete moderne komunikimi, ku ju janë instaluar sistemi i njohur si Link 16 që përdoret nga NATO, që i jep mundësinë avionit dhe pilotit që të ndajë të dhënat me pilotë dhe avionë të tjerë në ajër, ose me komanda dhe mjete të tjera në tokë.
Këta lloj avionësh janë të programuar për të fluturuar në total deri në 8000 orë. Duke pasur parasysh se këta janë në përdorim që prej viteve 1980, tashmë i bje që të kenë konsumuar midis 6500 dhe 7000 orësh fluturimi. Kjo duke llogaritur që në kohë paqe sasia e orëve të fluturimit të këtyre avionëve në një vit varion nga 200 deri në 350 orë.
Arithmetikisht i bje që ju kanë mbetur edhe nja 1000 – 1500 orë fluturimi, që në kohë paqeje do të thotë edhe 4-5 vjet. Por në kushte reale lufte kjo sasi vitesh dhe orësh do të shkurtohet me mbi 60%, pasi avioni do të jetë i detyruar të fluturojë në maksimumin e kapaciteteve të tij, duke e stresuar kështu gjith trupin dhe pjesët.
Aktulisht vetëm dy vende deri më tashti, Holanda dhe Danimarka kanë premtuar që do japin nga avionët e tyre që i kanë në përdorim.
Danimarka ka 30 copë të tipit F-16 A dhe 11copë të tipit F-16B, ndërsa Hollanda 24 copë të tipit F-16AM. Kur e sheh si numër këtu në letër është goxha, por në realitet vetëm 30% e tyre janë në gjendje gadishmërie luftarake.
Që do të thotë se Ukraina do të ketë në gjendje për flutrim 19 -20 copë, nga 24 që ka një skuadrilje.
Në fillim cekëm kundër-ofensivën e vjetshme me mjete të blinduara dhe tanke, por përdorimi i avionëve nuk është i njëjtë me atë të tankeve, ndaj edhe trajnimi i pilotëve që do të përdorin këta aeroplanë është koplet diçka tjetër.
Dhe këtu edhe fillon vështirësia e parë.
Ukraina nuk ka sasi të pa limituar pilotësh, pasi pjesën më të madhe të tyre i ka humbur në vitin e parë të luftës dhe nuk ka qënë në gjendje të prodhojë më pilotë të rinj.
Normalisht që edhe në kushtet që është, ajo mund të arrijë të grumbullojë 40-50 pilotë, por jo të gjithë janë në gjendje që të përshtaten në trajnimin perendimor, pasi pengesa e parë është gjuha. Gjithsesi ukarainasit kanë arritur të sigurojnë diku midis 12 dhe 15 pilotëve të aftë për të hyrë në trajnimin për F-16.
Pamvarësisht se me eksperiencë, këtyre pilotëve ju është dashur që në qendrat e trajnimit të NATO-s në Amerikë, Rumani, Poloni, Hollandë, Greqi të kalojnë në trajnimin bazë që njihet edhe si Centrifuga ku duhet të kalojnë në kurset e Mbijetesës, Arratisjes, Rezistencës dhe arratisjes që njihet si kursi SERE (Survival, Evasion, Resistance, Escape).
Pas kësaj faze kanë hyrë në fazën e dytë, që njihet si kursi B.
Kursi B i F-16 është programuar që ta aftësojë pilotin student në aftësitë fluturuese në të gjitha aspektet e fluturimit ku përfshihen : Manovrat bazë të luftimit; Manovrimi në Luftim ajror; Kapjet taktike në ajër; Sulmi bazë në sipërfaqe; Taktikat e sulmit në sipërfaqe; Mbështetje e afërt ajrore; si dhe një hyrje në luftimin në ajër dhe Shtypjen e mbrojtjes ajrore të armikut (BFM (Basic Fighter Maneuvers), Air Combat Maneuvering (ACM–or BFM), Tactical Intercepts, Basic Surface Attack (BSA), Surface Attack Tactics (SAT), Close Air Support (CAS),Suppression of Enemy Air Defenses (SEAD).
Sipas programeve perendimore një piloti me eksperiencë i duhen 9 muaj që të aftësohet në kursin B. Pamvarësisht se trajnimi i pilotëve ukrainas ka filluar që vjet në nëndor, duke u bazuar mbi sa më lart dhe duke e ditur që më së shumti në fillim pilotëve të këtyre aeroplanëve në Ukrainë do ju duhet të përdorin Shtypjen e Mbrojtjes Ajrore të Armikut, ku për këtë duhet një trajnim edhe më i gjatë sesa vetëm një hyrje, rezulton se Ukraina nuk posedon aktualisht pilotë të sajët që të mund të performojnë në kapacitet të plotë këta aeroplanë në qiejt e Ukrainës.
Një nga zgjidhjet derisa pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht, është rekrutimi i pilotëve të huaj perendimorë, qofshin këta në pension apo edhe aktivë.
Por gjithsesi puna e tyre do të jetë më e vështira në botë pasi do ju duhet të përballen jo vetëm me avionë rusë që janë edhe më superiorë se këto F-16, por edhe me mbrojtjen kundërjarore më të sofistikuar, më komplekse dhe aktualisht edhe më efektivja në botë, e testuar në kushte reale lufte.
Gjithsesi deri më sot të gjithë pilotët qofshin ata perendimorë osë rusë janë mësuar të fluturojnë vetëm nën obrellën e mbrojtjes kundërajrore dhe të mbështetjes së avionëve AWACS.
Por Ukraina nuk ka as njërën e as tjetrën, kështuqë pilotëve ukrainas të F-16 ose edhe të huaj që do fluturojnë për Ukrainën do ju duhet të bëjnë misone fluturimi vetëm pa asnjë mbështetje, ose të fluturojnë në grupe nga 4-5 avionë për të mundur të mbështesin vetëm njërin në një mison.
Por kjo do të rriste rrezikun e diktimit të tyre nga AWACS-ët rusë dhe radarët e baterive raketore kundër-ajrore në tokë.
Gjithsesi trajnimi i pilotëve nuk është e vetmja pengesë që ukrainaist kanë, pengesë tjetër është edhe mirëmbajtja e këtyre avionëve.
Trajnimi i teknikëve mer më shumë kohë sesa ai i pilotëve, pasi normalisht për të trajnuar një teknik të nivelit të mesëm duhen 2-3 vjet. kështuqë edhe për këtë Ukraina do të jetë e detyruar të mbështetet tek mercenarët.
Mirëmbajtja e këtyre avionëve jo vetëm që është ditore pas çdo fluturimi, por ajo ekziston edhe në faza të ndara për çdo 100 orë fluturimi, 400 orë dhe 800 orë fluturimi.
Duke pasur parasysh se në Ukrianë këta aeroplanë nuk do fluturojnë si në kushte paqeje, por do jenë në maksimum të kapacitetit të tyre fluturues, atëherë këto orë fluturimi të nevojshme për të kryer mirëmbajtjen do të jenë shumë më të shpeshta dhe duan jo vetëm paisjet dhe personelin adekuat, por edhe vëndin e përshtatshëm. Gjë kjo që në Ukrainë do të jetë e pamundur.
Pamvarësisht se F-16 llogaritet si jë avion i lirë nga ana e NATO-s, ai është një avion i shtrenjtë në operim dhe në mirëmbajtje. Ndaj për të arritur mirëmbajtjen e këtyre aeroplanëve është e domosdoshme patjetër ndërhyrja e Amerikës.
Që do të thotë duhen patjetër teknikë amerikanë në terren. Por Amerika ka deklaruar që nuk do çojë trupa në terren në asnjë lloj forme, deri më tashti. Por kjo nuk do i ndalojë kompanitë private të sigurisë të mbushin këtë boshllik, për sa kohë Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni do lirojnë qesen.
Tashti vimë te pengesa e rradhës për këta aeroplanë, mbrojtja ajrore dhe kundër-ajrore Ruse.
Këta aeroplanë do të përdorin rraketa AGM-88 HARM. Këto raketa janë përdorur edhe më parë pasi janë përshtatur në avionët SU-27 dhe Mig-29 të Ukrianës duke arritur të depërtojnë mbrojtjen ajrore dhe radarët rusë.
Ndërsa përsa i përket radarëve rus ata kanë aftësi ta dedektojnë avionin F-16 pasi nga madhësia ai është i ngjashëm me Mig-29 dhe në radarët qoftë centimetrik dhe qoftë metrik rezulton të dy në një valë radari prej 10cm.
Dhe janë të kapshëm si nga radarët e rinj por edhe ata të vjetër të llojit SNR-125.
Duke qënë se rusët e kanë nën monitorim gjith hapësirën ajrore ukrianse, çdo avion F-16 që do të ngrihet në ajër në Ukrianë do të diktohet menjëherë nga forcat ruse, dhe edhe nëse arrin t’ju ikë avionëve rus në ajër, do i duhet të shmangë të gjitha llojet e rraketave kundërajrore si dhe armët e tjera konvencionale kundër-ajrore që rusët kanë në terren në Ukrianë.
Një problem tjetër është numri i limituar i bazave nga të cilat do të ngrihen këta avionë. Ose thënë më ndryshe, baza nga e cila këta avionë do të ngrihen, gjithnji nëse kjo bazë do të ekzistojë, ose do të mund ti shpëtojë bombardimit rus.
Duke qënë se këta avionë kërkojnë kushte ideale për ngritje, dmth një pistë të pastër betoni ose asfalti, në Ukrianë kjo do të jetë e pamundur.
Pasi këta avionë për dallim nga avionët rusë nuk mund të ngrihen nëpër autostrada dhe rrugë dytësore ose të paasfaltuara.
Mundësia më e madhe do të jetë që këta avionë të vendosen në një ose dy baza ajrore të vendeve të NATO-s, përkatësisht në Poloni dhe në Rumani.
Dhe do të fluturohen nga pilotë të NATO-s aktivë ose në pension. Dhe do të fluturojnë nga këto baza në drejtim të një baze ajrore ukrainase të shtruar enkas vetëm për këta F-16 ku do të ulen në këtë bazë ku do të prekin vetëm pistën dhe pastaj të ngrihen e të angazhohen në luftime kundër forcave ruse.
Në këtë mënyrë nga ana e rregullave ndërkombëtare konsiderohet si i ngritur nga Ukraina, dhe kështu nuk llogritet si mison i NATO-s kundër forcave ruse, por mison i Ukrianës.
Pamvarësisht se kjo që prej fillimit e deri në fund do të jetë një fushatë ajrore e limituar e NATO-s në Ukrainë kundër forcave ruse.
Por problemi është se këta avionë kanë kapacitete të limituara fluturimi në sasin e karburantit. Kështu që pas çdo misioni të përfunduar, nëse do arrinë ta përfundojnë pa u eleminuar nga forcat ruse, për tu kthyer ne bazat e tyre në Poloni ose në Rumani do ju duhet të bëjnë një ndalesë të plotë, për të paktën 10-15 min për tu furnizuar me karburant në mënyrë që të mund të vazhdojnë fluturimin drej bazave të NATO-s. Dhe kjo ndalesë mund të jetë fatale për këta avionë dhe për gjithë bazën.
Por për arsye më shumë propagandistike besoj se ukrainasit janë të gatshëm dhe i kanë marrë të gjitha masat që për çdo grup avionësh F-16 që do hyjë nga Evropa në Ukrianë do të shtrojnë një pistë në baza të ndryshme, por gjithnji në afërsi të kufirit me Poloninë dhe Rumaninë.
Dhe kjo lloj gjëje ka disa kohë që po praktikohet nga të gjitha palët. Ukraina ka disa muaj që me ndihmën e inxhinierve të NATO-s ka testuar ngritjne për 3-4 ditë të një piste ajrore, ndërsa rusët kanë praktikuar goditjen e këtyre pistave sapo ato riparohen dhe duken që janë aktive.
Dhe kështu shumë shpejtë do të kemi një lojë interesante e cila me ndihmën e mediave do të propagandohet si diçka speciale dhe si një linjë e kuqe e kaluar, por që në realitet do jetë një lojë e parapërgatitur ku :
E gjith kjo skemë do të jetë funksionale vetëm në rast se F-16 ukrainase të pilotuara nga pilotë të NATO-s me misone të programuara nga NATO do arrijn të mbijetojnë luftës ajrore dhe goditjeve kundër-ajrore ruse.
Dhe e gjitha kjo brënda skenareve dhe linjave të kuqe të cilat janë përcaktuar në takimin e vitit 2022 në Ankara midis Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm të Rusisë Sergei Narishkin dhe Drejtorit të CIA-s Uillim Burns.
Ku si përfundim as F-16 e asnjë lloj arme ose armatimi tjetër nuk do ta ndryshojë rrjedhën e kësaj lufe.