Mbi 14 milionë euro është shuma e përgjithshme që është rimbursuar përmes kuponëve fiskalë nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Që nga viti 2015 kur ka filluar kjo kampanjë për të vetëdijesuar bizneset për të lëshuar kuponë dhe qytetarët për t’i kërkuar ato, kjo është vlerësuar si sukses i fiskalizimit të bizneseve dhe parandalimit të ekonomisë informale.
Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK, ka treguar për Tribuna Channel se rimbursimi do të vazhdojë edhe për vitin 2017, vetëm se mënyra e rimbursimit do të ndryshojë.
Ajo ka shtuar se efektet e kësaj forme të shpërblimit të qytetarëve ka pasur përfitime për zbatimin e ligjit dhe edukimin tatimor.