Edhe sot mund të aplikohet për rimbursimin e kuponëve fiskal

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se kanë mundësi të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal edhe sot (31.01.2019) deri në orës 24:00.

Përmes njoftimit, AKT bën të ditur se aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Po ashtu,  ju njoftojmë se deri në këto momente numri i aplikimeve ka arritur 56,000 qytetarë që ka rritje të interesimit me rreth 4000 qytetarë më shumë se periudha e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme