Një mbrëmje “ferri” për pingpongistët në bodrumin e Pallatit

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Pingpongistët e Kosovës rrallë kthenin topin në fushën e pingpongistëve të Italisë. Shumë prej tyre ndaleshin në rrjetë e shumë të tjerë përfundonin jashtë tabelës. Dhe kështu Kosova e mbylli të martën mbrëma përballjen kundër italianëve pa asnjë set të fituar.

Humbi ndeshjen e fundit nga Italia, 3:0 në sete, në kuadër të fazës së parë të kampionatit evropian të pingpongut që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë, shkruan sot Koha Ditore.

E rezultatet nuk i kanë munguar vetëm në këtë fazë të eliminatoreve. Rezultatet e dobëta e kanë përcjellë që nga pranimi Federatën e Pingpongut të Kosovës (FPK). Në fakt, është e para që është ndërkombëtarizuar, qysh më 2003.

Pos rezultateve, pingpongistëve u mungojnë edhe shumë gjëra, si për shembull kushtet nëpër klube dhe përkrahja e gjithanshme.

Për shembull, të pranishëm në përkrahje të ekipit të Kosovës nuk ishin më shumë se 15 shikues në një nga sallat në bodrumin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme